Tërheqja e dokumentit të shtetësisë, MPB-ja me njoftim të rëndësishëm

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se nga e hëna 17 gusht 2026, do të ndryshojë lokacioni i zyrës për pranimin e vendimeve për fitimin, rifitimin dhe humbjen e shtetësisë me lirim.

Sipas njoftimit, kjo zyrë do të zhvendoset në objektin e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC) në katin e parë, raporton IndeksOnline.

Objekti i ARC-së ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

MPB-ja ka bërë thirrje që qytetarët të kenë parasysh lokacionin e ri gjatë procedurave përkatëse. /IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Kurti i përgjigjet Abixhikut: E ndoqa qëndrimin e mikut tim – nuk është pak ta marrësh Kryetarin e Kuvendit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar sot qëndrimin e LDK’së që e prezantoi...

Vetura bëhet ‘shkrumb e hi’ në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, policia në vendin e ngjarjes

Një veturë është djegur në orët e para të mëngjesit në magjistralen Prishtinë –...

Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet deri në 40 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në...