Subvencionimi i teksteve: Gati 180 mijë aplikime, afat veç edhe nesër (VIDEO)

PUBLIKUAR

Procesi i subvencionimit të teksteve shkollore ende është në fazën e aplikimit dhe verifikimit, ndërsa nga MASHTI shpresojnë që gjithçka të përfundojë para 1 shtatorit.

Deri të enjten në mesditë janë pranuar mbi 179 mijë aplikime, prej të cilave mbi 78 mijë janë aprovuar, ndërsa 545 janë refuzuar.

Për subvencionimin e teksteve janë ndarë 14 milionë euro, ndërsa shuma që do të përfitojë secili nxënës do të përcaktohet pas përfundimit të verifikimeve.

Drejtoresha e Divizionit për Arsimin Parauniversitar, Anita Kadriu, tha se synimi është që mjetet të transferohen në llogaritë e prindërve para fillimit të mësimit.

Ndërkaq, ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, vlerëson se procesi është organizuar më mirë se vitet e kaluara, por nuk pret që gjithçka të jetë gati më 1 shtator.

Afati për aplikim për prindërit dhe kujdestarët ligjorë përfundon më 14 gusht.

SHIKO MË SHUMË

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...