Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

PUBLIKUAR

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët dhe operatorët ekonomikë se sot do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e sotme, kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar pritet të arrijë në 32°C ose më shumë.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

 

SHIKO MË SHUMË

“Mbi 7 orë në kolonë”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Mal i Zi – Kroaci

Kolona disa kilometra të gjata dhe problemet teknike në kontrollin kufitar kanë lënë qindra...

Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kryetarit të Aleancës, Aridan...

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër...