Drejtori i Urbanizmit në Gjilan njofton nisjen e projektit 18-milionësh në qytet

PUBLIKUAR

Drejtori i Urbanizmit i Gjilanit, Flakron Rexhepi, ka njoftuar se ka nisur faza intensive e ndërtimit të një projekti të madh urban, i cili përfshin bulevardin dhe objektin e administratës së re komunale.

Përmes një postimi në facebook, Rexhepi ka bërë të ditur se pas përfundimit të ndërhyrjeve të para infrastrukturore dhe përgatitjes së brezit qendror, projekti ka hyrë zyrtarisht në fazën e ndërtimit.

Sipas tij, Drejtoria e Urbanizmit ka përmbyllur koordinimet administrative dhe teknike të nevojshme për realizimin e projektit.

“Pas përfundimit me sukses të të gjitha ndërhyrjeve të para infrastrukturore dhe përgatitjes së plotë të brezit qendror, projekti i përbashkët i bulevardit dhe administratës së re komunale po kalon zyrtarisht në fazën e tij më intensive të ndërtimit.

Drejtoria e Urbanizmit ka përmbyllur me saktësi të gjitha koordinimet e nevojshme administrative dhe teknike, duke siguruar që ky projekt integral të zhvillohet sipas planeve tona dinamike të parashikuara që nga dita e parë”, ka shkruar Rexhepi.

Investimi kap vlerën e rreth 18 milionë eurove dhe, sipas Rexhepit, synon krijimin e një Gjilani modern, me hapësira të gjelbra, vendparkime nëntokësore dhe infrastrukturë të nivelit evropian./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

U rikthye në Kuvend, flet Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka reaguar pas rikthimit si deputete në Kuvendin e Kosovës. “Po rikthehemi aty...

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim ekstrem të shpejtësisë në komunën...

Kurti: Albulena Haxhiu do vazhdojë të jetë u.d Presidente, si unë Kryeministër në detyrë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë si ai, edhe Albulena Haxhiu është ende...