Fluks i madh në pikat kufitare, pritjet po zgjasin mbi dy orë e gjysmë

PUBLIKUAR

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare, ku pritjet më të gjata vazhdojnë të regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Sipas të dhënave të fundit, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë janë deri në dy orë e gjysmë, ndërsa kolona e automjeteve arrin në 1.4 kilometra.

Për dalje, pritjet zgjasin rreth 30 minuta, me kolonë prej 250 metrash, raporton IndeksOnline.

Edhe në Muçibabë ka fluks të shtuar, ku qytetarët presin deri në dy orë për hyrje, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 500 metra.

Në Merdarë pritjet për hyrje po zgjasin deri në 80 minuta, ndërsa në Han të Elezit rreth 25 minuta, me kolona prej 300 metrash në të dy drejtimet.

Në pikat e tjera kufitare, situata është me e qetë dhe nuk ka pritje. /IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...