Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

PUBLIKUAR

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi familjarët nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Sipas Policisë së Kosovës, më 31 korrik 2026, një burrë ka raportuar se motra e tij kishte dalë nga shtëpia më 30 korrik, rreth orës 09:45, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer, ndërsa vendndodhja e saj mbetet e panjohur.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e personit të raportuar si të zhdukur.

“Fsh. Vrellë e Magures, Lipjan 30.07.2026-09:45. Me datë 31.07.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, motra e tij me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...