Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar dy raste të kontrabandimit me mallra që po futeshin nga rrugë ilegale malore nga Serbia.

“Më datën 30 korrik 2026, në kuadër të zbatimit të një plani taktik operacional në rrugët malore të fshatit Korminjan, janë identifikuar dy automjete që kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale malore nga territori i Serbisë. Gjatë kontrollit të automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme pa dokumentacion përcjellës, të cilat dyshohet se janë futur në mënyrë të kundërligjshme në Republikën e Kosovës”, tha policia.

Në njoftim u tha se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se mallrat nuk janë të pajisura me dokumentacion mbi prejardhjen apo procedurat doganore, ndërsa sipas mbishkrimeve ishin prodhim i Serbisë.

“Me autorizim të prokurorit kujdestar në Gjilan, automjetet dhe mallrat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme të vlerësimit dhe ruajtjes. Lidhur me rastin janë iniciuar procedurat përkatëse ligjore, ndërsa hetimet do të vazhdojnë nga njësia kompetente e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës”.

Policia e Kosovës u zotua se “mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera të kundërligjshme në zonën kufitare, me qëllim mbrojtjen e rendit juridik, ekonomisë së vendit dhe sigurisë së qytetarëve”.

 

SHIKO MË SHUMË

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Dy vëllezër rrahin prindërit në Deçan, arrestohen nga policia

Dy persona janë arrestuar në Deçan, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë në familje...