Dy të rinj arrestohen për rrahjen e një 23-vjeçari mbrëmë në Han të Elezit

PUBLIKUAR

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një 23-vjeçar në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.

Policia e Ferizajt tha se rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 21:25, si një rrahje ndërmjet disa personave.

“Më 28.07.2026, rreth orës 21:25, në fshatin Paldenicë, Han i Elezit, është raportuar një rast rrahjeje ndërmjet disa personave. Sipas hetimeve fillestare, ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm të ndodhur më 27.07.2026, për të cilin ishte iniciuar rast për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’. Sipas dëshmive të siguruara, më 28.07.2026, në rrugën “Dituria” në fshatin Paldenicë, dy të dyshuarit, F.K (22 vjeç). dhe F.K.,( 20 vjeç) kanë sulmuar viktimën (23 vjeçar) me mjete të forta, duke e goditur në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Sipas Policisë, viktima fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, ndërsa më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Me autorizim të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa dy të dyshuarit më pas janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetomore”, thuhet në komunikatë.

 

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...