Plagosja në Prishtinë, policia jep detaje të reja për rastin

PUBLIKUAR

Dy persona, të cilët ishin në kërkim policor në lidhje me një rast të plagosjes së ndodhur mbrëmë në Prishtinë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, pas një pune intensive hetimore, zyrtarët e Sektorit të Hetimeve të Prishtinës kanë arritur të identifikonin dhe prangosnin dy të dyshuarit, të cilët dyshohen për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Të arrestuarit: A.K., 36 vjeç dhe A.XH., 36 vjeç, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...