Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

PUBLIKUAR

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të lirohen më 16 shtator.

Sejdiu ka thënë se partitë politike nuk kanë interes për një zgjidhje të çështjes së institucioneve para kësaj date, duke shtuar se beson që kryeministri Albin Kurti po kalkulon edhe me vendimin e Gjykatës Speciale.

“Nuk ka nguti. LVV dhe PDK nuk janë të interesuara të kenë zgjidhje të temës së institucioneve para datës 16 shtator. Besoj shumë që zoti Kurti kalkulon edhe me vendimin e Gjykatës”, ka deklaruar Sejdiu.

Ai ka shprehur bindjen se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të lirohen.

“Besoj se zoti Thaçi, zoti Veseli, zoti Krasniqi dhe zoti Selimi do të lirohen më 16 shtator. Mendoj se ky ka qenë një prej budallaqeve më të mëdha në këtë proces, sepse për çka janë ftuar atje është dëshmuar se nuk ka ndodhur. Nuk shoh ndonjë mënyrë se si të mos dalin të lirë. Megjithatë, këtë vendim e presin të gjitha partitë politike”, ka thënë ai.

Sipas Sejdiut, deri në këtë periudhë, Kosova nuk pritet të ketë president të ri, por vendi do të vazhdojë me ushtrues detyre të presidentit. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...