Arrestohet një kërkuar për vjedhje të rëndë

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se më datë 22.07.2025, Policia e Stacionit Policor në Ferizaj ka arrestuar një person të kërkuar për së paku dy raste të vjedhjes së rëndë, i cili gjendej në listën e personave në kërkim nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren.

Falë bashkëpunimit të zyrtarëve nga të dy stacionet, është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari B.A., mashkull rreth 33 vjeç nga Ferizaj, thuhet tutje.

I njëjti, pas intervistimit në prani të avokatit, me aktvendim të prokurorit përgjegjës është ndaluar për 48 orë në ndalim policor. Pas përfundimit të procedurave zyrtare, rasti do të dërgohet në prokurori për veprime të mëtejme nga organet e drejtësisë.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...