Arrestohet një person i dyshuar për sulm dhe kanosje në Shtime

PUBLIKUAR

Më datën 22.07.2026, rreth orës 12:00, në një fshat të komunës së Shtimes, pas një mosmarrëveshjeje, një mashkull, i moshës 25 vjeçar ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij dhe e ka kanosur atë, njofton Policia.

Më pas, rreth orës 13:00, i dyshuari ka hedhur një shishe qelqi në drejtim të gjyshit të tij, por nuk ka pësuar lëndime.

I dyshuari, i cili ishte nën ndikim të alkoolit, nuk ka qenë në gjendje të deklarohet.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, ndërsa është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet tutje.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...