Erërat e forta rrëzuan lisin mbi dy vetura në Brezovicë, policia jep detaje

PUBLIKUAR

Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit që kanë përfshirë disa zona të Kosovës kanë shkaktuar dëme edhe në Brezovicë.

Si pasojë e erërave të forta dhe motit të paqëndrueshëm, lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje ku shihet se një lis është rrëzuar mbi dy vetura, duke shkaktuar dëme materiale.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Klankosova.tv se si pasojë e këtij rasti nuk ka persona të lënduar.

Rrëzimi i lisit ka shkaktuar pengesë të përkohshme në këtë pjesë të rrugës, ndërsa autoritetet kanë intervenuar për largimin e tij dhe normalizimin e qarkullimit.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...