Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

PUBLIKUAR

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, i është nënshtruar vullnetarisht testit që dëshmon përdorimin ose jo të drogës.

Ajo tha se me këtë veprim synon të japë shembull dhe të ngritë vetëdijen lidhur me përdorimin e substancave narkotike. Ky proces u krye mëngjesin e së hënës në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Rezultatet janë publikuar rreth orës 13:00, duke konfirmuar se deputetja ka rezultuar negative në testin për përdorim droge.

Pas përfundimit të testimit dhe publikimit të rezultateve, Kadrijaj tha për Kosovapress, se transparenca dhe llogaridhënia duhet të vlejnë edhe për zyrtarët publikë.

Deputetja e zgjedhur, që është politikanja e dytë e cila i nënshtrohet narko-testit, pas Burim Ramadanit, që e mori iniciativën, propozoi që testimi të rregullohet me ligj dhe të bëhet i detyrueshëm në institucione, por edhe në sistemin arsimor.

“Duhet ta bëjmë një ligj që t’i detyrojë të gjitha institucionet, pavarësisht cilit sektor i përkasin. Edhe Kuvendi, edhe Policia, edhe Ushtria, edhe shkollat, edhe mësimdhënësit, edhe mjekët, të gjithë duhet t’i nënshtrohen narkotestit, në mënyrë që të ketë transparencë dhe të luftohet ky fenomen i keq”, deklaroi ajo.

Ajo i ftoi edhe deputetët tjerë që t’i përgjigjen sfidës për t’iu nënshtruar testimit.

“Jini transparentë me publikun. Nëse ekziston qoftë edhe pak dyshim dhe një deputet apo zyrtar i lartë sfidohet ta bëjë narkotestin e nuk e bën, atëherë vihet në pikëpyetje besueshmëria e tij”, u shpreh Kadrijaj.

Testi bëhet në laboratorin e Klinikës së Gjinekologjisë, por vetëm më udhëzimin i cili paraprakisht merret në klinikën e Psikiatrisë.

SHIKO MË SHUMË

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Një person ka humbur jetën mbrëmë në Prishtinë, pasi ka rënë nga lartësia e...

Kosova nën alarmin e kuq të ESTOFEX, paralajmërohen stuhi të fuqishme me breshër dhe erëra të forta

Kosova është përfshirë në zonën me nivelin më të lartë të rrezikut (Niveli 3)...

Rritet pak fluksi në kufijtë e Kosovës, në disa vendkalime pritje deri në 20 minuta

Kanë nisur pritjet në pikat kufitare të Kosovës, në disa vendkalime kolona deri në...