Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka kryer veprën penale të shantazhit ndaj një burri.

Sipas njoftimit të policisë, rasti i referohet periudhës janar–qershor 2026, ndërsa arrestimi i të dyshuarës është bërë më 20 korrik 2026.

Pas intervistimit nga hetuesit, dhe në konsultim me prokurorin e rastit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

“Lipjan / Janar-Qershor 2026. Më 20.07.2026 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. E dyshuara pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se vodhi para nga një lokal – iu gjetën edhe drogë e një thikë

Një person është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se ka vjedhur një shumë parash...

I shiti veturat që i mori me qira, prangoset i dyshuari në Lipjan

Një person është arrestuar në Lipjan nën dyshimin për shpërdorim të pasurisë së huaj...

Tentoi të kryejë grabitje me thikë në Lipjan, policia nis hetimet

Një rast i grabitjes në tentativë është raportuar në Lipjan, më 16 nëntor 2026. Sipas...