Të shtëna në ahengje familjare, Policia konfiskon katër armë në Prizren dhe Suharekë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar katër armë zjarri gjatë javës së fundit në raste të ndara në Prizren dhe Suharekë, si pjesë e operacioneve për parandalimin e incidenteve të rrezikshme dhe rritjen e sigurisë publike.

Sipas njoftimit, janë konfiskuar tri pistoleta dhe një armë automatike AK-47, ndërsa në dy raste armët janë gjetur pas informacioneve të pranuara nga qytetarë anonimë për të shtëna me armë në gazmende familjare.

Në tre prej katër rasteve, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit dhe ndaj tyre janë iniciuar procedura penale për veprat “Mbajtje, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e Kosovës ka ritheksuar se të shtënat me armë në ahengje familjare nuk tolerohen dhe se do të vazhdojë veprimet për parandalimin e posedimit të paligjshëm të armëve dhe ruajtjen e rendit e sigurisë publike. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, i është nënshtruar vullnetarisht testit që dëshmon përdorimin ose...

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Një person ka humbur jetën mbrëmë në Prishtinë, pasi ka rënë nga lartësia e...

Kosova nën alarmin e kuq të ESTOFEX, paralajmërohen stuhi të fuqishme me breshër dhe erëra të forta

Kosova është përfshirë në zonën me nivelin më të lartë të rrezikut (Niveli 3)...