Parashikimi i motit për krejt javën, nga kjo ditë pritet rënie temperaturash

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java 20-24 korrik do të nisë me temperatura të larta, ndërsa nga e mërkura pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, e shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas parashikimit nga IHMK, të hënën dhe të martën temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 33 gradë Celsius, me mot kryesisht me diell paradite dhe zhvillim të vranësirave pasdite, kur vende-vende priten reshje lokale shiu.

Nga e mërkura, depërtimi i një mase ajrore më të freskët do të ulë temperaturat maksimale në 23–26 gradë, ndërsa reshjet dhe rrebeshet me bubullima do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.

E hënë

Temperaturat minimale: 13°C deri 18°C
Temperaturat maksimale: 29°C deri 33°C
Era: Do të fryjë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi dhe
perëndimi (2–8 m/s), me përforcime të përkohshme gjatë
zhvillimit të vranësirave.

E martë

Temperaturat minimale: 14°C deri 17°C
Temperaturat maksimale: 28°C deri 32°C
Era: Kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi, e lehtë deri
mesatare (2–8 m/s).
Reshjet: Vende-vende priten reshje shiu me karakter lokal, të
shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në orët e pasdites dhe
mbrëmjes.

E mërkurë

Temperaturat maksimale: 23°C deri 26°C
Era: Nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare (3–9 m/s), duke
sjellë depërtimin e një mase ajrore më të freskët.
Reshjet: Mot i paqëndrueshëm. Në pjesën më të madhe të territorit
priten reshje shiu, vende-vende në formë rrebeshesh, të shoqëruara
me shkarkime rrufesh.

E enjte

Temperaturat minimale: 8°C deri 11°C
Temperaturat maksimale: 24°C deri 29°C
Era: Do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e lehtë deri mesatare
(2–7 m/s).
Reshjet: Nuk parashihen reshje. Moti do të jetë kryesisht me diell
dhe me vranësira të pakta lokale.

E premte

Temperaturat minimale: 9°C deri 13°C
Temperaturat maksimale: 19°C deri 24°C
Era: Nga veriu dhe veriperëndimi, e lehtë deri mesatare (2–8 m/s).
Reshjet: Në disa zona parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara
me shkarkime rrufesh, kryesisht në orët e pasdites.

 

SHIKO MË SHUMË

Gjashtë ditë para verdiktit në Hagë, LIRIA KA EMËR i fton diasporën në tubim me 15 dhe 16 shtator – detaje

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16...

Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka realizuar bastisje në dy lokacione nën dyshimin...

U dërgua në Emergjencë, mjeku konstaton vdekjen e një burri në Shtime

Një burrë ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës në Shtime. Sipas njoftimit të Policisë, viktima...