Ministria e Brendshme hap konkurs për gjashtë pozita udhëheqëse

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shpallur konkurs për pranimin e gjashtë udhëheqësve të qendrave për pajisje me Dokumente në kuadër të Agjencisë së Regjistrimit Civil.

Pozitat janë të hapura në komunat: Deçan, Gjakovë, Junik, Shtime, Fushë-Kosovë dhe Istog, ndërsa kandidatët e përzgjedhur do të emërohen me mandat katërvjeçar.

Sipas njoftimit të MPB-së, aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligjin për zyrtarët publikë dhe rregulloren për procedurën e pranimit në shërbimin civil.

Kandidatët duhet të kenë diplomë Bachelor, së paku tre vjet përvojë pune profesionale, si dhe aftësi organizative, drejtuese dhe menaxheriale. Pozita klasifikohet në nivelin “Drejtues i ulët”, me koeficient page 8.35.

Afati për aplikim është nga 15 korriku deri më 13 gusht 2026, ndërsa aplikimet bëhen përmes portalit elektronik të rekrutimit të Qeverisë së Kosovës.

Detyrat kryesore të udhëheqësve përfshijnë menaxhimin e qendrave për pajisje me dokumente, organizimin e punës së stafit, mbikëqyrjen e ofrimit të shërbimeve për letërnjoftime, pasaporta dhe patentëshoferë, si dhe koordinimin me njësitë e tjera të Agjencisë së Regjistrimit Civil.

Sipas njoftimit, testimi i kandidatëve do të zhvillohet në dy faza: test me shkrim me maksimum 50 pikë dhe intervistë me maksimum 50 pikë. Lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet pritet të publikohet deri më 28 gusht 2026, ndërsa rezultatet përfundimtare do të shpallen në portalin zyrtar të rekrutimit elektronik.

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...