Ismet Kryeziu: Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

PUBLIKUAR

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se mosthirrja e seancës konstituive të kuvendit dhe arsyetimi i presidentes në detyrë, Albulena Haxhiu, se partive politike duhet t’u lihet edhe më shumë kohë për negociata është sa qesharak, aq edhe i papërgjegjshëm ndaj qytetarëve.

“Për më tepër, partitë kanë pasur kohë sa të duash për të negociuar dhe mund të vazhdojnë të negociojnë edhe pas konstituimit të Kuvendit. Nuk mund të mbahet peng përmbushja e një detyrimi kushtetues me arsyetimin se duhen edhe më shumë bisedime. Ndërkohë, vendi vazhdon, prej afro dy vitesh, të funksionojë me institucione në detyrë dhe me zgjidhje të improvizuara. Nëse gati dy vjet, së bashku me tri palë zgjedhje të mbajtura, nuk po mjaftojnë për të arritur qoftë edhe një marrëveshje minimale, sa kohë tjetër u duhet? Dhe me çfarë arsyetimi”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryeziu ka thënë se po aq e papërgjegjshme është edhe qasja e partive opozitare. “Deri tani, ato nuk kanë bërë asnjë kërkesë publike dhe asnjë veprim konkret për konstituimin sa më të shpejtë të kuvendit. Kjo situatë, së bashku me paaftësinë për të tejkaluar interesat partiake dhe individuale, po e normalizon një perceptim, se kjo klasë politike, këta akterë aktual, nuk kanë as kapacitetin dhe as përgjegjësinë për të ndërtuar, funksionalizuar dhe mirëmbajtur institucionet e një shteti demokratik. Shkalla e zhvillimit demokratik nuk matet vetëm me organizimin e zgjedhjeve, por edhe me aftësinë për ta shndërruar vullnetin e qytetarëve në institucione funksionale, efektive dhe llogaridhënëse”, ka thënë Kryeziu.

SHIKO MË SHUMË

Fillim i ngrohtë i javës në Kosovë, ndryshim i motit nga e enjtja

Moti në Kosovë gjatë periudhës 7–11 shtator pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, i...

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...