Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti për sot do të jetë pjesërisht i vranët, me intervale me diell, ndërsa në disa zona priten reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht gjatë orëve të pasdites.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me periudha me diell.
Në disa rajone të vendit parashihen riga lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në orët e pasdites.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me intensitet të lehtë deri mesatar.


