Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

PUBLIKUAR

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë e 900 euro para të gatshme të padeklaruara gjatë një kontrolli rutinor në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të Doganës, automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut u përzgjodh për kontroll bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde. Fillimisht, drejtuesi i automjetit deklaroi se nuk posedonte mall apo mjete monetare që duhej të deklaroheshin, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, kontrolli fizik i automjetit zbuloi një sasi malli me natyrë komerciale që nuk ishte deklaruar pranë autoriteteve doganore. Po ashtu, gjatë kontrollit të shoferit dhe pasagjerit u gjetën 29,900 euro në para të gatshme, të cilat nuk ishin deklaruar, ndonëse ligji kërkon deklarimin e shumave prej 10 mijë eurosh ose më shumë gjatë hyrjes apo daljes nga Kosova.

Dogana bëri të ditur se, në përputhje me legjislacionin në fuqi, malli i padeklaruar, mjetet monetare dhe automjeti janë sekuestruar për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

“Në këtë rast, malli i padeklaruar, mjetet monetare dhe automjeti janë sekuestruar për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore. Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ndaj palës do të ndërmerren masat e parapara, përfshirë konfiskimin e përqindjes së mjeteve monetare sipas vendimit të autoritetit kompetent dhe procedurat për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...