Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

PUBLIKUAR

 

Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me një rast të zjarrvënies, i cili kishte ndodhur më 03.07.2026 dhe si pasojë ishte përfshirë nga zjarri një veturë.

Pas ndërmarrjes së veprimeve intensive hetimore dhe operative, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personin e dyshuar:

– F.V., mashkull, 25 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...