Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

PUBLIKUAR

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në Lipjan, duke bërë që policia të ndërhyjë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të raportuara, rasti ka ndodhur rreth orës 16:39. Pas marrjes së njoftimit, njësitet policore kanë dalë në lokacion për të trajtuar rastin, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë ndërhyrjes, njëra nga të dyshuarat është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, pasi ekzistonte dyshimi se kishte konsumuar barna. Qëllimi i ekzaminimeve mjekësore ishte të konstatohej nëse ka pasur abuzim me medikamente.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...