Kurti thotë se pas gjashtë muajsh hetim u arrestuan pesë ish-policë të Serbisë për Reçakun: Deri më 2020, askush s’u mor me rastin

PUBLIKUAR

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në fillim të mbledhjes së qeverisë sot, tha se afër 27 vjet e gjysmë pas Masakrës së Reçakut janë arrestuar pesë ish-pjesëtarë të policisë së Serbisë.

Kurti këtu dha kritika se nuk është bërë shumë “deri në vitin 2020” kur ai erdhi në pushtet dhe tha se tash pas gjashtë muajsh hetim u arrestuan pesë të dyshuar për Masakrën e Reçakut.

“Derisa në njërën anë përgëzojmë institucionet për arrestimin e të dyshuarve, pas siç u tha, një hetimi prej gjashtë muajsh, nuk mund të mos e vëmë në spikamë faktin që deri në vitin 2020 askush nuk është marrë me këtë rast. Rrjedhimisht nga mijëra lëndë të shkruara nga EULEX asnjëra s’ishte për Masakrën e Reçakut. Në njërën anë kemi arrestim pas gjashtë muajsh hetim dhe në anën tjetër kemi më shumë se dy dekada dështim apo kurrfarë përpjekjesh për ndjekje të përgjegjësve dhe zero angazhim për drejtësi lidhur me këtë masakër”.

Kurti shtoi se po bëhen tri dekada që nga lufta dhe dëshmitarët po plaken e po vdesin, prandaj, tha ai, se duhet të bëhet më shumë për vënien e drejtësisë për masakrat./Express/

SHIKO MË SHUMË

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...