Policia sekuestron arsenal armësh në Podujevë, dyshohej se do të dërgoheshin në Gjermani

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në Podujevë, në kuadër të hetimeve për veprën penale “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, më 22 qershor 2026, rreth orës 17:30, gjatë kontrollit të dy valixheve të vendosura në një depo, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të gjata AK-47, një armë të gjatë të modelit M12, një armë të gjatë me prodhues të panjohur, një pistoletë Glock, nëntë karikatorë si dhe 144 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se tre persona të dyshuar, shtetas të Kosovës, dyshohet se ishin organizuar për t’i transportuar armët drejt Shtutgartit në Gjermani.

Me urdhër të prokurorit janë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, mirëpo ata nuk janë hasur nga policia dhe aktualisht ndodhen në kërkim.

Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...