Zgjedhen dy anëtarët e KGJK-së, nga radhët e gjykatave të shkallës së parë Zgjedhen dy anëtarët e KGJK-së, nga radhët e gjykatave të shkallës së parë

PUBLIKUAR

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur dy anëtarë të KGJK-së nga radhët e gjykatave të shkallës së parë.

Anëtarët e zgjedhur janë: Valentina Sopjani e cila ka marrë 212 vota, dhe Agron Maxhuni 204 vota.

Mandati i tyre fillon më 8 korrik.

Dy gjyqtarët u zgjodhën në pozitën e anëtarit të KGJK-së, në tubimin qendror që u mbajt të martën, pas zhvillimit të procesit të brendshëm në gjykata themelore.

Ndryshe, para fillimit të procesit të votimit, u bë e ditur se numri i gjyqtarëve me të drejtë vote është 354.

Nga ta kanë votuar 303, ndërsa 51 të tjerë kanë munguar.

Në garë ishin katër kandidatë: Agron Maxhuni, Diora Bajrami 64 vota, Ilir Bytyqi 84 vota dhe Valentina Sopjani.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...