Zërat kritikë për rezultatin e LDK-së, Guri: Sapo përfundojnë zgjedhjet, më të zëshmit bëhen ata që s’i sheh askund gjatë fushatës

PUBLIKUAR

Anëtari i LDK-së, Paris Guri, i cili ka marrë vota mjaftueshëm për të hyrë në Kuvendin e Kosovës nga zgjedhjet e 7 qershorit, ka reaguar ndaj kritikëve brenda partisë, përfshirë Arben Gashin, pasi ky i fundit ka kërkuar zgjedhje të brendshme në LDK.

Guri ka thënë se është interesante se për tri palë zgjedhje rresht, sapo përfundojnë zgjedhjet, bëhen më të zëshëm ata që nuk i sheh askund gjatë fushatës.

“Interesante se si, për tri palë zgjedhje radhazi, sapo përfundon procesi zgjedhor, më të zëshmit bëhen pikërisht ata që nuk i sheh askund gjatë fushatës. Nuk i sheh në terren, nuk i sheh në organizim, nuk i sheh në asnjë betejë politike. Përkundrazi, i dëgjoje nëpër qoshe duke folur me më shumë pesimizëm për LDK-në sesa vetë kundërshtarët tanë”, ka shkruar Guri.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...