Ia vjedhin veturën nga oborri i shtëpisë në Gjilan, ankuesi thotë se brenda saj ndodheshin edhe 5 mijë euro

PUBLIKUAR

Një person ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e shtëpisë së tij ia kanë vjedhur veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:45, në Gjilan.

Tutje thuhet se sipas ankuesit, në veturë kishte edhe 5000 € para të gatshme.

“Gjilan 17.06.2026 – 00:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e shtëpisë së tij, ia kanë vjedhur veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, në veturë kishte edhe 5000 € para të gatshme”, thuhet në raport. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...