Kosova “pa progres në zgjerim”, PE i kërkon përshpejtim të reformave në sundim të ligjit, lirive fundamentale dhe në luftën kundër korrupsionit

PUBLIKUAR

Parlamenti Europian ka bërë vlerësimin për zgjerimin për pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, përjashtuar Serbinë.

Për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, eurodeputetët thonë se kanë mungesë progresi që nga raporti i mëparshëm pas miratimit të raporteve të reja.

Në një raport të miratuar me 412 vota pro, 174 kundër dhe 58 abstenime, eurodeputetët “vlerësojnë angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës për aplikimin e saj për anëtarësim në BE”,  por shprehin “shqetësim për pamundësinë e saj për të formuar një legjislaturë dhe qeveri funksionale për më shumë se një vit”.

Eurodeputetët kërkojnë që qeveria e Kosovës të përshpejtojë reformat e lidhura me BE-në, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, lirive themelore dhe luftës kundër korrupsionit.

Teksti po ashtu thekson se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit mbeten thelbësore për ambiciet e Kosovës për anëtarësim në BE.

Ndërkaq, eurodeputetët thanë se Mali i Zi synon të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2028, ndërsa Shqipëria dëshiron të përmbyllë negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027

Liderëve politikë në Bosnje e Hercegovinë, eurodeputetët u bëjnë thirrje të përfundojnë bllokimet politike dhe të rinovojnë angazhimin e tyre për anëtarësimin në BE./Express/

SHIKO MË SHUMË

Pas atyre me postë, KQZ drejt përfundimit të numërimit edhe të votave me Kusht dhe Nevoja të veçanta -këto janë rezultatet e partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke numëruar votat e fundit nga zgjedhjet e së...

KRU “Prishtina” bën thirrje për përdorim racional të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin ujin...

Dogana zbulon rroba fallco në Prishtinë, vlera e tyre mbi 81 mijë euro

Njësitet e Doganës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për luftimin e kontrabandës dhe...