Pesë kandidatë plotësojnë kushtet për të garuar për kryeprokuror

PUBLIKUAR

Pesë aplikime janë pranuar zyrtarisht për garën për kryeprokuror të shtetit.

Emrat që kandidojnë për kryeprokuror të shtetit janë Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.

Dema është prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit. Abazi e Halimi janë prokurorë në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit. Fazliu është prokuror në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, ndërsa Gashi është kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Arian Gashi, është zotuar për proces transparent. Ai ka thënë se sekretariati i ka shikuar materialet e dorëzuara nga kandidatët, tek i ka prezantuar pesë emrat që plotësojnë kushtet.

Në mesin e kandidatëve nuk është edhe kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, të cilin KPK-ja e pati zgjedhur në konkursin e rreth tre vjetëve më parë. Në tetor të 2023-tës, Vjosa Osmani në cilësinë e presidentes nuk e pati dekretuar Isufajn për këtë pozitë, me arsyetimin se janë shënuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes. Që nga ajo kohë, Kosova ka pasur ushtrues detyre të kryeprokurorit të Shtetit.

SHIKO MË SHUMË

KRU “Prishtina” bën thirrje për përdorim racional të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin ujin...

Dogana zbulon rroba fallco në Prishtinë, vlera e tyre mbi 81 mijë euro

Njësitet e Doganës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për luftimin e kontrabandës dhe...

Therje me thikë në Fushë Kosovë – Një person përfundon në QKUK, i dyshuari arrestohet

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një person të arrestuar në Fushë Kosovë, pasi...