Therje me thikë në Fushë Kosovë – Një person përfundon në QKUK, i dyshuari arrestohet

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një person të arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti ka ther me thikë një person tjetër.

Në raportin e PK’së, shtohet se, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendngjarje është konfiskuar një thikë, përcjell Gazeta Express.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Metush Krasniqi, Fushë Kosovë 16.06.2026-15:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vend-ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK’së

SHIKO MË SHUMË

Kosova “pa progres në zgjerim”, PE i kërkon përshpejtim të reformave në sundim të ligjit, lirive fundamentale dhe në luftën kundër korrupsionit

Parlamenti Europian ka bërë vlerësimin për zgjerimin për pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, përjashtuar Serbinë. Për Kosovën...

Pas atyre me postë, KQZ drejt përfundimit të numërimit edhe të votave me Kusht dhe Nevoja të veçanta -këto janë rezultatet e partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke numëruar votat e fundit nga zgjedhjet e së...

KRU “Prishtina” bën thirrje për përdorim racional të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin ujin...