Elezi: KQZ sot përmbyllë numërimin e të gjitha fletëvotimeve

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së sotme, e mërkurë, të përmbyllë numërimin e të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, pritet të numërohen 8 kutitë e mbetura, në të cilat janë sistemuar fletëvotimet nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta.

Lajmi është bërë i ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një përgjigjie me shkrim.

“Gjatë ditës së sotme, më konkretisht në ditën e 10 pas ditës së zgjedhjeve, KQZ do të përmbyllë aktivitetet paszgjedhore, të cilat, KQZ i zhvillon për të ardhur deri tek rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultatateve do të numërohet pjesa e mbetur e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës dhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta”.

Ndërkaq, KQZ mëngjesin e së mërkurës ka përditësuar të dhënat nga procesi i numërimit në QNR. Sipas këtyre të dhënave, nga 223 kuti votimi në të cilat janë sistemuar fletëvotimet nga votimi me postë janë numëruar 215 dhe 8 të tjera do të numërohen gjatë ditës.

Njëkohësisht, KQZ ka filluar me numërimin e fletëvotimeve nga votimi me kusht, i cili është mundësuar në 52 vendvotime me kusht, ku janë evidentuar 8,751 votues. Po ashtu, ka filluar edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i realizuar jashtë vendvotimeve, ku për këtë lloj votimi kanë qenë të regjistruar 3,144 votues.

SHIKO MË SHUMË

Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka realizuar bastisje në dy lokacione nën dyshimin...

U dërgua në Emergjencë, mjeku konstaton vdekjen e një burri në Shtime

Një burrë ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës në Shtime. Sipas njoftimit të Policisë, viktima...

Mot i ndryshueshëm, reshje shiu e mundësi për bubullima

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i ndryshueshëm. Përveç intervaleve me diell dhe...