Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

PUBLIKUAR

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion policor që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave.

Sipas njoftimit në Facebook, operacioni lidhet me rastin e njohur si “Reçaku II”, raporton Klankosova.tv.

Gjatë aksionit, PSRK thotë se janë ekzekutuar urdhër-kontrolle në disa lokacione të ndryshme.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës do të mbajnë një konferencë për media, gjatë së cilës do të ofrohen informacione shtesë lidhur me këtë operacion”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...