Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

PUBLIKUAR

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit u regjistruan tri raste të tilla.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në Graçanicë, Pejë e Rahovec, transmeton Klankosova.tv.

Ne Graçanicë, një grua raportohet se është sulmuar nga një burrë, ndërsa i njëjti me vendim të të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Graçanicë 13.06.2026, 23:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në Pejë, një burrë u arrestua pasi dyshohet se nën ndikim të alkoolit shkaktoi dhunë psiqike ndaj një gruaje.

Pejë 13.06.2026, 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, sqaron policia.

Ndërsa në Rahovec, dy burra dyshohet se shkaktuan dhunë ndaj viktimës femër.

Rahovec / 123.06.2026-13:00.  Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin pas intervistimit palët e përfshira në rast janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...