LVV-ja siguron ulësen e 51-të në Kuvend

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas numërimit të rreth 20 për qind të votave me postë.

Megjithatë, procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende, raporton IndeksOnline.

Në votat preliminare, brenda vendvotimeve në Kosovë, LVV-ja siguroi 48 ulëse.

Me të marrë ulësen e 49-të dhe të 50-tën, LVV-ja zvogëloi mandatet e PDK-së (23 ulëse) dhe LDK-së (19 ulëse).

Tani, me arritjen e 51 ulëseve, një deputet e ka humbur Aleanca, që do të numërojë 7 përfaqësues.

Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i angazhuar në numërimin e votave me postë, për të vijuar më pas me ato me kusht, si dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Numërimi i votave në Ambasada dhe Konsullata ka përfunduar, bashkë me votat e përgjithshme në Qendrat Komunale të Numërimit./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...

Policia njofton për dy raste të dhunës në familje, një grua dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për dy raste...