Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

PUBLIKUAR

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm në një ditë, kanë bërë të ditur drejtues të Ministrisë së Arsimit. Njohës të arsimit, vlerësojnë se organizimi i këtij testi, për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme, kërkon përgatitje të duhura.

Edhe këtë vit shkollor Testi i Arritshmërisë do të organizohet vetëm në një ditë, më datë 26 qershor, ku do t’i nënshtrohen rreth 23 mijë semimaturantë. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, në një përgjigjeje për Radio Kosovën dha detaje rreth mbarëvajtjes se këtij testi.

“Testi do të organizohet me 26 qershor dhe nxënësit ngjashëm si viteve të kaluara do t’i nënshtrohen testit vetëm në një ditë. Do të jenë katër grupe të  lëndëve: gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë, informatikë, shkenca shoqërore, histori, gjeografi, shkenca natyrore, fizikë, kimi, biologji. Katër grupet i kanë gati 25 kërkesa”, tha Elezi

Ndërkaq, njohës të arsimit po vlerësojnë se organizimi i Testit të Arritshmerisë është i rëndësishëm për orientimin e nxënësve për shkollimin e mesëm. Xhavit Rexhaj i tha Radio Kosovës se ky test nuk duhet të anulohet siç është kërkuar me herët, por se duhet të analizohet mënyra e realizimit.

“Ky e ka rolin e vet, ky e ka orientimin e nxënësit për shkollimin  e mëtejmë. Nëse administrohet si duhet dhe nëse analizohen rezultatet e  tij si duhet, ky është jashtëzakonisht i dobishëm. Prandaj, në vend se të anulohet, unë mendoj se duhet të mendohet mënyra e duhur e zbatimit dhe mandej zbatimi i tij i rregullt”, tha Rexhaj

Qëllimi i Testit të Arritshmërisë është që të maten njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve dhe njëkohësisht nxënësve të klasave të nënta ky rezultati do t’ u shërbejë për regjistrim në shkollat e mesme të larta.

 

SHIKO MË SHUMË

Aksident me fatalitet mes një veture e biçiklete në Prizren, arrestohet një person

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje...

Hoti: Nëse ekziston kauzë për të cilën duhet protestuar deri në largimin e kësaj qeverie është projekti i gazit amerikan

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti është deklaruar lidhur me...

KQZ: Numërimi përfundon në 28 komuna, vazhdon në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e shtatë komuna tjera

Përfundon verifikimi dhe numërimi në 28 QKN, procesohen 85% e vendvotimeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...