Aksion i përbashkët me FBI-në, arrestohen në Prishtinë tre persona për disa vepra penale (VIDEO)

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar të martën tre persona të dyshuar, me inicialet A.A., S.D. dhe B.K.

Ata dyshohet për disa vepra penale, si: “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”; “Financim i terrorizmit”; “Shpëlarje e parave”; “Mashtrim”; “Detyrim”; “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”; dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre”.

“Aksioni policor u asistua nga autoritetet e FBI-së dhe nga autoritetet policore Kanadeze (RCMP), të cilët, së bashku me prokurorin e rastit, kanë qenë të angazhuar në terren gjatë zhvillimit të aksionit. Ky aksion gjithashtu u mbështet nga zyra e OPDAT nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë”, tha Policia në një njoftim për media.

Me vendim të prokurorit special, personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...