Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën e Veriut, Policia jep detaje

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se një automjet i raportuar si i vjedhur në Fushë Kosovë është lokalizuar dhe ndaluar sot në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit zyrtar, pas pranimit të informacionit nga Qendra e Thirrjeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, njësitet policore kanë ndërmarrë veprime operative në terren.

Si rezultat i reagimit të shpejtë, automjeti është ndaluar në qytetin e Mitrovicës së Veriut, ndërsa drejtuesi i tij, personi A. H. (2006), është shoqëruar në stacion policor në cilësinë e të dyshuarit.

Meqë rasti është iniciuar në Fushë Kosovë, lënda është transferuar për trajtim të mëtejmë në Stacionin Policor të Fushë Kosovës.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si dhe në identifikimin e personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

SHIKO MË SHUMË

Gjashtë ditë para verdiktit në Hagë, LIRIA KA EMËR i fton diasporën në tubim me 15 dhe 16 shtator – detaje

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16...

Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka realizuar bastisje në dy lokacione nën dyshimin...

U dërgua në Emergjencë, mjeku konstaton vdekjen e një burri në Shtime

Një burrë ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës në Shtime. Sipas njoftimit të Policisë, viktima...