KQZ: Sot nis verifikimi dhe numërimi i votave për deputetë në 38 Qendra Komunale të Numërimit

PUBLIKUAR

Në 38 Qendra Komunale të Numërimit do të fillojë sot verifikimi dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së,”në 38 QKN do të zhvillohet procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime”.

KQZ ka përmendur komunat ku sot është paraparë të fillojë numërimi i votave të deputetëve.

“Verifikimi dhe numërimi është planifikuar të fillojë paraditen e së hënës, në QKN-të e 15 komunave: Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut”, thuhet në njoftim.

“Ndërkaq, pasditen e së hënës, në orën 16:00, aktivitetet do të fillojnë në QKN-të e 23 komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Malishevë”, thuhet tutje në njoftimin e KQZ-së.

Për fillimin e verifikimit/numërimit në të gjitha komunat dhe për të njoftuar për aktivitetet e KQZ-së pas ditës së zgjedhjeve, KQZ paralajmëroi se “do të mbahet konferencë për media në orën 16:30, në QKN ‘1 Tetori’ në Prishtinë”

 

SHIKO MË SHUMË

KQZ: Ka nisur numërimi i votave për deputetë në 15 qendra komunale, pritet të fillojë edhe në 23 të tjera

Ka nisur sot verifikimi dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, njoftoi zëdhënësi...

Aliu: Urime LVV-së për fitoren, uroj që të përmbushen pritjet e qytetarëve në dobi të ecjes përpara të vendit

Nënkryetari i PDK-së dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje...

Skenderaj, Drenas, Prizren e Prishtinë, komunat ku PDK sipas Muharremit, ka tkurrjen me te madhe te votave

Analisti Shenoll Muharremi ka publikuar disa te dhena ne komunat ku PDK ka minus...