KQZ drejt përmbylljes së numërimit, kanë mbetur vetëm dy kuti të paprocesuara në Podujevë

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është drejt përmbylljes së numërimit të votave nga vendvotimet e rregullta, pasi deri tani janë procesuar 2,496 nga 2,498 vendvotime, ose 99.92 për qind e tyre në nivel vendi.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, kanë mbetur pa u procesuar vetëm dy vendvotime në Shkollën “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, ku deri më tani janë numëruar 101 nga 103 vendvotime apo 98.06 për qind.

Rezultatet aktuale, pa përfshirë votat e diasporës, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, janë:

Lëvizja Vetëvendosje – 298,791 vota (42.91%)
PDK – 147,099 vota (21.12%)
LDK – 122,338 vota (17.57%)
AAK – 49,890 vota (7.16%)
Lista Serbe – 43,071 vota (6.19%)

Në Podujevë, ku kanë mbetur dy kutitë e fundit për t’u procesuar, Vetëvendosje prin bindshëm me 15,862 vota (52.51%), e ndjekur nga LDK me 8,153 vota (26.99%) dhe PDK me 4,849 vota (16.05%).

Megjithatë, këto rezultate nuk konsiderohen përfundimtare, pasi në ditët në vijim KQZ-ja do të vazhdojë me numërimin e votave nga diaspora, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat mund të ndikojnë në rezultatin final të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...