Arrestohet një grua në Graçanicë për dyshime të keqtrajtimit të fëmijëve të saj

PUBLIKUAR

Një grua është arrestuar në fshatin Uglar të Graçanicës nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur.

Sipas Policisë, të dyshuarës i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Fëmijëve u është ofruar ndihmë mjekësore në prani të një punonjësi social.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

BRAKTISJE E FËMIJËVE /Uglar, Graqanicë / 05.06.2026 – 21:00. Është arrestuar e dyshuara f/k nën dyshimin se ka  keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur. Të njëjtës i është bërë alkool testi dhe ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit. Fëmijëve iu ka dhënë ndihma mjekësore në prani të një punonjësi social. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...