Policia e Prokuroria me komunikatë: Ka përpjekje nga jashtë për ndërhyrje në zgjedhje, kemi arrestuar disa në Graçanicë, po mbledhim informacione

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes një komunikate për media kanë thënë se institucionet e zbatimit të ligjit kanë pranuar dhe trajtuar informacione të shumta që ndërlidhen me dyshime për ndërhyrje të jashtme dhe aktivitete të kundërligjshme me qëllim të ndikimit në vullnetin e lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.

Në komunikatë thuhet se ndërhyrjet e jashtme në zgjedhje, paraqesin kërcënim serioz për demokracinë, pavarësinë dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.

Të dy institucionet kanë njoftuar se vetëm në Komunën e Graçanicës kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën penale që lidhen me cënimin e përcaktimit të lirë të votuesve.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, më 19 maj 2026 janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprat penale që ndërlidhen me cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve dhe ushtrimin e presionit politik në komunën e Graçanicës. Po ashtu, më 4 qershor 2026, në të njëjtën komunë, është arrestuar edhe një person tjetër nën dyshimin për marrje dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me votimin”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Policia thonë se këto veprime “dëshmojnë përpjekjet aktive për ndërhyrje në zgjedhje si dhe vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të luftuar çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë të kundërligjshme në vullnetin e lirë të votuesve”.

“Institucionet relevante janë duke vazhduar trajtimin e informacioneve të tjera, si dhe monitorimin e afërt të çdo aktiviteti që mund të cenojë integritetin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim etnie, gjuhe, përkatësie politike apo bindjeje personale, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës lirshëm, pa presion, pa frikë, pa ndikime të jashtme dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të të presionit, kërcënimit apo çfarëdo forme tjetër të ndërhyrjes së kundërligjshme në procesin zgjedhor”, përfundon komunikata.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohet drogë në Prishtinë, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit interviston një person

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prishtinë, është sekuestruar substancë e dyshuar narkotike. Policia...

DnV thotë se do të monitorojë me 600 vëzhgues zgjedhjet – në fushatë s’munguan sulmet personale dhe retorika polarizuese

Demokracia në Veprim sot ka mbajtur konferencë ku ka shpalosur vlerësimin e saj mbi...

Rama kritikon Qeverinë: Po përvetëson projektet e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pasi ministri i Bujqësisë,...