Selin Bollati feston ditëlindjen e 24-të, DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

PUBLIKUAR

Fituesja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka festuar ditëlindjen e saj të 24-të në një atmosferë private, e rrethuar nga familjarë, miq të afërt dhe njerëzit më të dashur.

Në festë nuk mungoi as partneri i saj, DJ Gimbo, me të cilin Selin krijoi një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë në vëmendje të publikut dhe të komentohet shpesh nga ndjekësit.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte surpriza që Gimbo kishte përgatitur për Selinin. Ai organizoi ardhjen e defatorëve, të cilët krijuan një atmosferë festive dhe e bënë edhe më të paharrueshme mbrëmjen për vajzën e ditëlindjes.

Pamjet nga ky moment u shpërndanë në rrjete sociale dhe morën reagime të shumta nga fansat e çiftit, të cilët e vlerësuan gjestin e DJ Gimbos si romantik dhe të veçantë.

Përveç surprizës në festë, nuk mungoi as urimi publik i tij. Gimbo publikoi në “Instastory” një fotografi me Selinin, krahas së cilës shkroi një dedikim të ëmbël për ditëlindjen e saj.

“Urime ditëlindjen e 24, qika jeme e vogël pink. Festofsh gjatë gjithë jetës tënde me shëndet, lumturi dhe dashuri, me mu. I love you, my girl. I bëfsh 100 vjet, mos harro Gimbo love you shumë”, ka shkruar ai.

Me një festë të ngrohtë, surpriza romantike dhe urime të shumta, Selin Bollati e shënoi ditëlindjen e saj të 24-të në një mbrëmje plot emocione dhe dashuri. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...