Mbërrijnë në Kosovë dy grupe të haxhinjve nga vendet e shenjta

PUBLIKUAR

Familjarë, miq dhe të afërm të haxhinjve u mblodhën në orët e para të ditës së premte në aeroport për t’i pritur ata pas qëndrimit disajavor në vendet e shenjta në Arabinë Saudite.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë mbërritur dy grupe të haxhinjve nga Kosova, të cilët kanë përfunduar obligimin e haxhit në Mekë dhe Medine.

Familjarë, miq dhe të afërm të haxhinjve u mblodhën në orët e para të ditës së premte në aeroport për t’i pritur ata pas qëndrimit disajavor në vendet e shenjta në Arabinë Saudite.

Atmosfera në terminalin e mbërritjeve u karakterizua nga emocione, përqafime dhe urime për kthimin e sigurt të haxhinjve, të cilët u pritën me gëzim nga familjet e tyre.

Më 15 maj u nis grupi i parë i haxhinjve nga Prishtina, ndërsa pikërisht ky grup kthehet i pari në vendlindje.

Kthimi i haxhinjve do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, deri më 8 qershor kur pritet të aterojë në Kosovë edhe grupi i fundit.

Gjithsej nga Kosova për haxhin e vitit 2026 udhëtuan 1.576 besimtarë muslimanë.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...