Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare

PUBLIKUAR

Sektori minerar do të trajtohet si sektor strategjik me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

Në mandatin e ri qeverisës do të themelohen partneritete strategjike në nivel shtetëror për hulumtime dhe investime të përbashkëta në sektorin minerar, me synim shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe zhvillimor të pasurive natyrore të vendit.

Për këtë qëllim, do të krijohet një fond prej rreth 50 milionë eurosh për skanimin e plotë të burimeve minerare dhe natyrore të Kosovës, si dhe për futjen e tyre në funksion të ekonomisë dhe zhvillimit industrial.

Trepça do të jetë në qendër të zhvillimit të sektorit minerar, ndërsa hulumtimet dhe investimet do të zgjerohen edhe në zona të tjera me potencial të lartë minerar.

Në kuadër të zhvillimit të “Trepçës”, parashihet përfshirja e një korporate minerare me përvojë të gjatë ndërkombëtare si bashkinvestitor, në bashkëpunim të ngushtë me një nga vendet mike të
Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka përfshirë zhvillimin e sektorit minerar dhe fuqizimin e “Trepçës” në zotimet e saj programore, si pjesë e vizionit për zhvillim industrial, vende të reja pune dhe forcim të ekonomisë së vendit.

 

SHIKO MË SHUMË

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë, viktima i mitur pësoi lëndime të rënda

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe ka caktuar masën...

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

Koalicioni i organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve KOMF reagoi ndaj përfshirjes së fëmijët...

Sezoni veror, merret vendim për ndalim të keqpërdorimit të ujit të pijshëm

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ka nxjerrë vendim për ndalimin e përdorimit të...