Dy persona të privuar nga liria janë arratisur mbrëmjen e së martës nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, por janë kapur shpejt nga policia dhe janë rikthyer në qendrën korrektuese.
“Arratisje e personit të privuar nga liria. Lipjan / 03.06.2026 – 21:28. Policia është njoftuar nga zyrtarët korrektues të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin ikur nga qendra. Policia me të marr informacionin ka ndërmarr veprimet taktiko-operative ku edhe ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit të cilët janë kthyer në Qendër Korrektuese në Lipjan”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.


