Vidhen stoli dhe katër armë zjarri nga një shtëpi

PUBLIKUAR

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Podujevë, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë stoli të çmuara si dhe armë zjarri me leje.

Sipas raportimit të bërë më 2 qershor 2026, ankuesi ka njoftuar policinë se më datë 06.05.2026 gjatë orës 8:00 deri më 17:00, nga shtëpia e tij janë vjedhur një sasi stolish prej ari dhe argjendi, si dhe katër armë zjarri: dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe një armë gjysmë-automatike, për të cilat posedonte lejet përkatëse.

Gjatë veprimeve hetimore dhe ekzaminimit të rastit, policia ka arritur të gjejë një pjesë të stolive të arit, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.

Podujevë/ 06.05.2026-08:00-17:00. Me 02.06.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të panjohur nga shtëpia  e tij i kanë vjedhur  një sasi stoli ari dhe argjendi  dhe  katër armë zjarri (dy pistoleta, një  pushkë gjuetie dhe  një armë gjysmë-automatike)  për të cilat kishte leje përkatëse. Gjatë ekzaminimit të rastit i janë gjetur disa stoli ari  të cilat  i janë kthyer pronarit. Rasti po vazhdon te trajtohet nga ekipet relevante”, njoftoi Policia. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

2 viktimat në Shëngjin janë kosovarë, Policia e Lezhës thotë se ishin 5 të rinj që u morën nga dallgët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shëngjin, ku pesë të rinj nga Kosova...

Policia e Lezhës e konfirmon, dy të vdekur në plazhin e Shëngjinit – dyshohet se janë kosovarë (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ranës së Hedhun...

Costa: BE mund ta mbështesë Kosovën por s’mund t’ia kryejë detyrat asaj, vendi ka nevojë për institucione të forta

Antonio Costa, president i Këshillit Evropian, duke komentuar situatën politike në vend, ka thënë...