Nga 9 qershori hyn në fuqi udhëzimi administrativ për lëshimin e Certifikatës së Kompetencës Profesionale

PUBLIKUAR

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se nga 9 qershori hyn në fuqi udhëzimi administrativ për lëshimin e Certifikatës së Kompetencës Profesionale (CKP). Basha, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ky është një lajm i mirë për shoferët e kamionëve dhe autobusëve të transportit ndërkombëtar.

Sipas tij, nga java e ardhshme kur udhëzimi hyn në fuqi, do të zhbllokohet përfundimisht procesi i certifikimit të shoferëve fillestarë me Certifikatën e Kompetencës Profesionale (CKP), duke elimin

uar pengesat e kahmotshme.

Postimi i tij i plotë:

Lajm i mirë për shoferët e kamionëve dhe autobusëve të transportit ndërkombëtar – Nënshkruhet Udhëzimi Administrativ për CKP-në, i cili hyn në fuqi më 9 qershor!

Që nga marrja e mandatit si Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, kam pranuar shqetësime të shumta nga shoferët dhe operatorët e transportit lidhur me vështirësitë e krijuara nga mungesa e bazës së qartë ligjore për lëshimin e Certifikatës së Kompetencës Profesionale (CKP), situatë që kishte ndikuar në gjoba të shumta ndaj tyre dhe vështirësi në kalimin e kufirit.

Për këtë arsye, menjëherë kam ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke formuar grupin punues dhe duke angazhuar të gjitha kapacitetet profesionale për trajtimin e kësaj çështjeje me prioritet. Prandaj, në kohë rekord kemi hartuar dhe finalizuar Udhëzimin Administrativ për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ (MMPHI) nr. 15/2024, të cilin e nënshkrova sot.

Nga java e ardhshme kur Udhëzimi hyn në fuqi, do të zhbllokohet përfundimisht procesi i certifikimit të shoferëve fillestarë me Certifikatën e Kompetencës Profesionale (CKP), duke eliminuar pengesat e kahmotshme

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...