Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

PUBLIKUAR

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar Kristian Prenga, në duelin që do të zhvillohet më 25 korrik në Jedah të Arabisë Saudite.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda tha se ky meç e përfaqëson një mundësi të rëndësishme për ta treguar përparimin e tij dhe për ta nisur një periudhë që ai e konsideron vendimtare për ambiciet e tij në kategorinë e rëndë.

Joshua u shpreh se është i fokusuar kryesisht te vetja dhe te performanca që dëshiron ta shfaqë në ring.

Ai tha se e respekton Prengën si kundërshtar, por beson se cilësitë, përvoja dhe niveli i tij do ta bëjnë diferencën në mbrëmjen e ndeshjes.

Boksieri britanik theksoi se kampi aktual stërvitor nuk ka qenë thjesht për përmirësimin e formës fizike apo forcës, por për zhvillimin e inteligjencës së boksit, leximit të kundërshtarëve dhe aspektit mbrojtës të lojës së tij.

Ai tha se dëshiron të demonstrojë nivelin e tij teknik dhe të tregojë se vazhdon të jetë pjesë e elitës së peshave të rënda.

Joshua shtoi se gjatë muajve të fundit ka punuar intensivisht për të përmirësuar reagimin ndaj goditjeve dhe aftësinë për të analizuar lëvizjet e rivalëve brenda ringut.

Sipas tij, ky progres duhet të reflektohet në një paraqitje të pastër dhe efikase kundër Prengës. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...