Nis pastrimi i dheut në “Ibrahim Rugova”, MIT: Procesi u vonua pa fajin tonë

PUBLIKUAR

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ka nisur pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjegjësisht në segmentin Suharekë–Prizren.

Kjo vjen pasi kjo ministri thotë se ka hartuar projektin për sanimin e skarpateve dhe kontrata është dhënë më 10 prill 2026.

Por, ministria në fjalë, fajin për vonesat në intervenim ia ka hedhur Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP).

“Për shkak të ankesave, ky projekt po mbahet në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), përtej çdo afati të arsyeshëm. Sikur OShP-ja të ishte më efikase dhe të mos kishte zvarritje të panevojshme, sot projekti i sanimit do të ishte duke u realizuar, ndërsa qytetarët nuk do të përballeshin me dhe e rrëshqitje në rrugë”, u tha në njoftimin e MIT-së.

Ministria tha se autoudha po pastrohet nga rrëshqitjet e dheut, teksa ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar “për këto vonesa të shkaktuara, pa fajin tonë”. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...